Bluboo X550, telefoni inteligjent me “bateri gjigande”

E publikuar: 17/05/2015 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur bëhet fjalë për të blerë një telefon inteligjent, disa përdorues përqendrohen tek veçori të veçanta të harduerit, si dizajni, kamera, ndërsa të tjerë preferojnë telefonat inteligjentë më praktikë, si ata që janë të hollë ose telefonat me bateri që zgjasin më shumë. Sa i përket Bluboo X550, ai është telefoni i parë inteligjent, i bazuar në sistemin operativ Android Lollipop, i cili përmban bateri me kapacitet 5,300 mAh.

Sa i përket specifikave të tjera, Bluboo X550 listohet tek pajisjet me parametra mesatarë. Ai përmban ekran 5.5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë, procesorin MediaTek MTK6735 me arkitekturë 64-bit dhe katër bërthama, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, lidhjen LTE, kamerë të pasme 13 megapikselë (ose 8 megapikselë). Telefoni do të hidhet në treg pas disa javësh dhe do të kushtojë 169 dollarë.Bluboo X550, telefoni inteligjent me bateri gjigande