Bllokohet rrethi i “Dragodanit”, fermerët derdhin qumështin në rrugë

E publikuar: 29/09/2020 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit kanë bllokuar rrugën te rrethi “Dragodan” në Prishtinë.

Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur tek Qeveria e Kosovës.

Protestuesit kane derdhur qumështin e tyre në rreth ne Dragodan, kjo pasu qe nuk janë lejuar që te kalojnë për tek Qeveria.

Protesta e sotme vie për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.

Mirëpo organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë./kp