“Blindohet” ndërtesa e re e Qeverisë (Foto)

E publikuar: 09/01/2016 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca të shumta të policisë janë vërejtur gjithandej nëpër rrugët e kryeqytetit dhe përreth institucioneve qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Pjesëtarët e policisë tashmë kanë zënë vend edhe tek ndërtesa e re e qeverisë, ku janë parë duke shkuar një numër i madh i tyre, raporton Indeksonline.

Ndërkaq në orën 14:00 pritet të nisë edhe protesta e thirrur nga opozita e bashkuar./Indeksonline/