Blind do të luaj në Serie A, skuadrat e mëdha në garë për të

E publikuar: 05/05/2018 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi holandez, Daley Blind pritet të largohet nga Manchester United në fund të stinorit.

Hapësirat e pakta këtë edicion nën urdhrat e Jose Mourinhos kanë bërë që Blind të mendoj largimin.

E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin italian Serie A.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja angleze Daily Mail, skuadrat e mëdha italiane janë vënë pas Blind.

Roma, Lazio, Inter dhe Juventus janë katër skuadrat italiane që kanë shprehur dëshirën për transferimin e Blindit.

Lukaku dhe Blind (Photo/ Getty Images)

28-vjeçari ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në verën e vitit 2019 dhe nuk do të ketë një kontratë të re për të.

United po mendon ta lë të lirë mbrojtësin qendror nëse vije një ofertë rreth shtatë milionë euro.

Edhe gjatë afatit kalimtar të janarit Blind ishte afër transferimit te Roma por në fund United refuzoi largimin e tij.

Ish-anëtari i Ajaxit këtë edicion ka luajtur 16 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/