Blic: Në fund të vitit, takimi në mes Donald Trump dhe Aleksandar Vuçiq

E publikuar: 17/08/2017 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas medias serbe, Blic, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në fund të këtij viti.

Sipas burimeve të gazetës ‘Blic’ në qarqet diplomatike në Washington, këtij takimi do t’i paraprijë takimi me zëvendëspresidenten amerikane, Amatare Pena, në muajin shtator.

Gjithashtu është bërë e ditur se takimi me zëvendëspresidentin amerikane pritet të jetë saktësisht më 20 shtator, transmeton Indeksonline.

Vuçiq dhe Pena pritet të takohen në margjinat Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Kosovën, në mënyrë që të diskutohet dialogu ndërmjet dy vendeve./Indeksonline/