Bleu dy jastëkë, i arritën të mbështjellë me disa metra letër mbrojtëse (Foto)

E publikuar: 08/02/2018 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alix Pearson nga Norfolk i Anglisë, ka mbetur e befasuar ku i arritën dy jastëkë që i bleu përmes internetit, të mbështjellë me disa metra letër mbrojtëse.

Kjo e ka nervozuar 24-vjeçaren, sepse kjo masë ia ka mbushur në tërësi shportën për mbeturinave të reciklueshme, të cilën nuk do t’ia zbrazin në dhjetë ditën e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Letra e tepërt

“Sikur të ishin diçka që thyhen me lehtësi, por janë jastëk që nuk dëmtohen në asnjë mënyrë”, ka shkruar Pearson, krahas fotografive të postuara.

Jastëkët që bleu

Shikuesit kanë mbetur të habitur me rastin, ndërsa janë ankuar se atyre iu kanë arrit gjësende të thyera, nga mungesa e letrës mbështjellëse. /Telegrafi/