Blerta Deliu-Kodra, takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

E publikuar: 21/08/2019 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu – Kodra, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Ambasadorja Kapitanoviq falënderoi kryetaren Deliu – Kodra për bashkëpunimin, gjatë kohës sa ajo ishte në krye të misionit diplomatik të Kroacisë në Prishtinë.

Kryetarja Blerta Deliu – Kodra, nga ana e saj, falënderoi gjithashtu diplomaten kroate për bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj e të shtetit kroat për Kosovën, në procesin e integrimit evropian dhe në fushat e tjera.

Ajo e njohu ambasadoren Kapitanoviq për hapat që vendi ynë ndërmarrë në procesin e integrimit evropian, si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht.

Kryetarja Deliu-Kodra i uroi ambasadores Kapitanoviq suksese në detyrat e saj të reja, pas përfundimit të misionit në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen./Infosot/