Blerta Deliu i del në mbrojtje Ajnishahe Halimit

E publikuar: 02/04/2015 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka dalë në mbrojtje Ajnishahe Halimit, e cila për shkak të deklarave të saj edhe u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deliu duke i parë këto vendime të Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar rëndë këtë parti, transmeton zeri.info.

Ajo në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ndër të  tjera ka shkruar se “, ku pa fije turpi stigmatizohet femra vetëm pse merr guximin të thotë lirshëm bindjet e saj”.

Postimi i plotë i Deliut në “Facebook”:

Tentativat e ulëta të Lëvizjes Vetëvendosje për të njollosur personalitetin e znj.Ajnishahe Halimi, thirrja e saj në biseda informative të tipit policive politike, dhe më pas përjashtimi i saj nga partia me procedura komuniste, nuk flasin vetëm për një parti ku sundon mentaliteti leninist, por edhe mentaliteti i mykur patriarkal, ku pa fije turpi stigmatizohet femra vetëm pse merr guximin të thotë lirshëm bindjet e saj.

Ajnishahe Halimi gjithmonë ka qenë një aktiviste e nderuar e Komunës së Skenderajt dhe ndarja e saj prej Lëvizjes Vetëvendosje në fakt tregon se kjo parti nuk është e denjë të ketë në radhët e saj znj.Halimi.