Blero në pushime luksoze me Afronën, por ai po mërzitet për dikë tjetër

E publikuar: 23/10/2017 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Larg angazhimeve të shumta në punë, larg çdo gjëje, ai së bashku me të fejuarën e tij Afronën ia mësynë pushimeve, transmeton Gazeta Express.

Çifti i njohur ka disa ditë që janë duke shijuar pushimet në Singapore.

Përmes imazheve të shuma që ata po publikojnë në rrjetet sociale, shihet se janë duke kaluar momente të mrekullueshme në këtë vend të bukur.

Mirëpo, Bleros po i mungon dikush.

Bëhet fjalë për vajzën e tij Tarën për të cilën e ka marrë malli shumë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Blero përmes një imazhi që ka publikuar në llogarinë e tij në Instastory.

“Dashuria im♥. Më mungon”, kishte shkruar Blero sipër fotografisë ku shihet Tara e buzëqeshur. 

Kujtojmë se Blero që nga fillimi kishte dëshmuar se është një baba i mrekullueshëm.

Ai gjithmonë shihe duke u kujdesur për vajzën e tij./Gazeta Express/