Blerja e GitHub nga Microsoft merr dritën jeshile nga Komisioni Evropian

E publikuar: 19/10/2018 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian aprovoi ditën e Premte blerjen e GitHub nga gjigandi i softuerit Microsoft pasi arriti në përfundimin se konkurrenca nuk dëmtohet nga kjo lëvizje.


Në një deklaratë zyrtare Komisioni tha se kombinimi i aktiviteteve të Microsoft dhe GitHub nuk ngre shqetësim për autoritetin e konkurrencës e as konkurrencën në treg.

Microsoft bleu GitHub në Qershor për 7.5 miliardë dollarë dhe më shumë sesa Komisioni Evropian, zhvilluesit e këtij komuniteti duken më të shqetësuar për fatin e kompanisë.


Ende prodhuesi i Windows-it ka premtuar të ruajtë “etosin” e platformës e cila do të ngelet e hapur.

GitHub është platforma më e madhe në botë e hostimit të kodit me mbi 28 milion përdorues. /PCWorld Albanian