Blerim Reka: Kosova, në pikën më të ulët të marrëdhënieve me aleatët euroatlantikë

14.01.2018 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Blerim Reka: Kosova, në pikën më të ulët të marrëdhënieve me aleatët euroatlantikë

Blerim Reka është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka qenë ambasador i Maqedonisë në Bruksel. Përvoja në diplomaci që ka, thotë të bëjë që të mos guxojë ta paramendojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës të nesërmen kur do të shfuqizohej Gjykata Speciale.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Reka thotë se dëmet për shtetin do të ishin shumë të mëdha. Dhe, konsideron se përfaqësuesit politikë të Kosovës nuk do të duhej t’i hynin aventurës së fundvitit. Ai ka rikujtuar shembuj në rajon që, sipas tij, duhej të merreshin si leksion, në mënyrë që të mos hapej konflikti me aleatët strategjikë që Kosovës i ndihmuan të çlirohet e edhe ta bëjë shtetin.

“Besoj ju kujtohen episodet e izolimit euroatlantik të Tugjmanit në Kroaci, të Meçijarit në Sllovaki, apo së fundi të Gruevskit në dy vjetët e fundit në Maqedoni. Apo, të mos shkojmë aq larg. Mjafton të mësojmë nga pësimet e Shqipërisë në vitet 1996-1997, kur Berisha nuk dëgjoi këshillat e perëndimorëve për të përsëritur zgjedhjet presidenciale dhe në mars të vitit 1997 vendi ishte desovranizuar tërësisht duke mos u këndellur me vite”, ka theksuar ai. “Nëse as pas këtyre pësimeve në fqinjësi nuk nxjerrim mësim se këshillat e aleatëve perëndimorë janë dashamirëse, e kotë është çfarëdo bisede tjetër për pasojat e Kosovës”.

Në këtë intervistë profesori Reka ka folur për skenarët që do të mundë të rridhnin pas shfuqizimit të Speciales, për dinamikat që do të pasonin në Kombet e Bashkuara e edhe për dëmet që mund t’i pësonte Kosova.

Ka argumentuar se si shtetet më nuk kanë sovranitete absolute dhe ka treguar se sa është e ndërlidhur çështja e qenies së shtetit të Kosovës në partneritet me Perëndimin./koha.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Trupat amerikane do të mbeten në Siri

Trupat amerikane do të mbeten në Siri

Papa dënon abuzimet seksuale fëmijëve nga priftërinjtë katolikë në Kili

Papa dënon abuzimet seksuale fëmijëve nga priftërinjtë katolikë në Kili

Pacolli: Grupin e të dorëhequrve në VV e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar

Pacolli: Grupin e të dorëhequrve në VV e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar

Vankuver: 20 vende pajtohen për të shtuar presionin ndaj Phenianit

Vankuver: 20 vende pajtohen për të shtuar presionin ndaj Phenianit

Kërkohet ndihmë për 23 vjeçarin që vuan nga tumori në tru

Kërkohet ndihmë për 23 vjeçarin që vuan nga tumori në tru

Rada Trajkoviq: I thashë Oliverit, mos dil në zgjedhje…

Rada Trajkoviq: I thashë Oliverit, mos dil në zgjedhje…

Pacolli në Strasburg kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Pacolli në Strasburg kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit? (Video)

Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit? (Video)

Hetohen ish-anëtarët e KPK-së që ia zgjaten vetes mandatin

Hetohen ish-anëtarët e KPK-së që ia zgjaten vetes mandatin

Julian Balliu, polici që trafikonte kokainë pjesë e grupit që çoi në Itali 2.5 tonë hashash

Julian Balliu, polici që trafikonte kokainë pjesë e grupit që çoi në Itali 2.5 tonë hashash

Thaçi tregon ç’i ka thënë Vuçiqit për hetimet e mundshme të Serbisë rreth vrasjes së Ivanoviqit

Thaçi tregon ç’i ka thënë Vuçiqit për hetimet e mundshme të Serbisë rreth vrasjes së Ivanoviqit

Dy Koretë do të përfaqësohen me një ekip të përbashkët hokei për femra

Dy Koretë do të përfaqësohen me një ekip të përbashkët hokei për femra

Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Kur do të merret vendimi për kompensimin e 41 milionëve që qytetarët paguan për Veriun?

Kur do të merret vendimi për kompensimin e 41 milionëve që qytetarët paguan për Veriun?

Ish-ambasadori holandez në Kosovë godet Vuçiqin për vrasjen e Ivanoviqit

Ish-ambasadori holandez në Kosovë godet Vuçiqin për vrasjen e Ivanoviqit

Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi

Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi