Blerësit e iPhone X duhet të presin të paktën edhe 6 javë

E publikuar: 28/10/2017 01:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsumatorët të cilët mezi kanë pritur të shtënë në duar një iPhone X, duhet të presin edhe gjashtë javë të tjera përpara se tu mbërrijë telefoni.

Kërkesa për flagshipin e Apple do të shtohet ndërsa dërgesat e para fillojnë 5-6 javë pas porosive që filluan mëngjesin e ditës së sotme.

Uebsajti i Apple është burimi kryesor i vonesave. Sakaq operatorët në Britani kanë premtuar për konsumatorët e tyre se telefonët mbërrijnë më 3 Nëntor.

iPhone X mbërrin me ekran pa skaje dhe një ridizajnim të plotë krahasuar me modelet e kaluara shoqëruar nga Face ID.

Kërkesa e lartë për iPhone X është pasqyruar edhe në eBay, ku ca modele do të shiten nga data 3 Nëntor për 1,500 dollar.

Megjithatë Apple do të ketë të disponueshme në dyqanet e saj modelet e iPhone X më 3 Nëntor dhe vetëm ata që presin në radhë në orët e para të ditës do të marrin një të tillë.

Debutimi i iPhone X vjen disa javë pas prezantimit të iPhone 8 më 22 Shtator. Kërkesa për iPhone 8-ën është cënuar nga modeli iPhone X.

Analisti i KGI-së për Apple Ming-Chi Kuo thotë se kompania nuk do të mund të prodhojë më tepër sesa 20 milion iPhone X këtë vit. /PCWorld Albanian