Blerand Stavileci flet për herë të parë pas sulmit ndaj bashkëshortes (Foto)

E publikuar: 30/08/2017 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës bashkëshortja e ministrit në detyrë nga radhët e PDK-së, Blerand Stavilecit, është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës. Sulmin ndaj Vitore Stavilecit e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit, si dhe figura të shumta publike, ndërsa për herë të parë ka folur vetë Blerand Stavileci. Në Facebook ai ka postuar një fotografi me vajzën e tyre duke thënë se asgjë nuk i ndal dhe së shpejti do të jenë edhe pranë Vitores.

“Dita e parë në shkollë. Asgjë nuk na ndalë. Nuk jemi vetëm. Së shpejti me mamin këtu”, ka shkruar Stavileci në FB, transmeton Express.

Rikujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për këtë sulm.

Vitore Stavileci pas sulmit ka marrë tretman mjekësor në QKU. /Gazeta Express