Bleona, tregon numrin e pallimeve gjatë ditës përlotet për Ganiu (Foto)

E publikuar: 28/03/2015 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, i është përgjigjur disa prej pyetjeve më të çuditshme në emisionin “6 Ditë pa Ermalin” në kanalin T Plus.

Këngëtarja ishte pjesë e shumë batutave, në të cilat sigurisht se ajo ishte protagoniste.bleona ermali

Teksa u përmend fustani i saj skandaloz, ajo tha se u komplimentua nga mediat botërore, teksa nga mediat shqiptare ishte përkufizuar si skandaloz, një fakt që ajo nuk e kuptonte.

Ajo konfirmoi se po xhiron videon e re me regjisorin e Beyonces në Los Angeles, teksa pritet që në fund të prillit të lansojë tetë këngë në EP-in e saj, që në industrinë amerikane është si një gjysëm album.

E pyetur se sa herë bën seks në ditë, ajo u përgjigj me ironi duke thënë: “Ahh çka është kjo pyetje tani. Si të them… zgjodhem në mëngjes dhe aty menjëherë janë dy stilistë, katër menaxherë, dy PR dhe më thonë bëj këtë, këtë, këtë gjatë gjithë ditës dhe si mendoni, i them une më pritni një çik se vajta për të bërë pak seks? “, u shpreh Bleona.

Kur foli për Ganiun, bukuroshja shqiptare pa dyshim se u emocionua. Ajo tha se do ta dashurojë përgjithmonë, pavarësisht se tashmë jetojnë të ndarë. Kur foli për ish-bashkëshortin, ajo tha se janë ende miq, teksa as lotët në sytë e Bleonës nuk munguan.