Bleona prezanton të dashurin e ri, pyet fansat “Është i mirë apo jo”? (FOTO)

E publikuar: 21/05/2015 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo për momentin nuk ndodhet në Shqipëri, dhe pjesëmarrja si juri e X Factor vjen në plan të dytë për Bleonën. Këngëtarja shqiptare ka udhëtuar për të qenë e pranishme në Festivalin e Kanës, ku siç duket po ia kalon shumë mirë.

Pasi kaloi në tapetin e kuq me një fustan me shqiponjën e flamurit tonë, Bleona ka prezantuar për fansat e saj në rrjetet sociale mashkullin e saj shkruan gazeta Panorma.

Në një foto të bërë publike, ajo shfaqet përkrah një burri simpatik ku ka shkruar “Po apo jo? @bekim.osmani”. Komentet e shumta nga fansat kanë thënë se ky është një mashkull i denjë për Bleonën.

Image