Bleona me urgjencë dërgohet në spital (Foto)

E publikuar: 04/08/2015 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bleona Qereti është shtruar në spital, transmeton Klan Kosova.

Kjo shihet përmes një fotografie të postuar nga këngëtarja në rrjetin social Instagram.

“Pas studios, mbrëmjen e kaluar unë kam nxituar për në spital. Ndonjëherë duhet ta dëgjojmë trupin tonë. #Puna e shumtë, rraskapitja, #jeta në aeroplan”, është një pjesë e shkrimit që këngëtarja ia ka bashkangjitur fotografisë.

Të menjëhershëm kanë qenë komentet e fansave, të cilët i uruan shërim të shpejtë dhe se duket bukur edhe në spital.