Bleona mahnit me të kuqe në Beverly Hills

E publikuar: 30/03/2019 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Bleona Qereti di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

Tash e sa vite, ajo jeton në Shtetet e Bashkuar të Amerikës bashkë me familjen e saj, vend në të cilin ka përqendruar edhe aktivitetet e saj muzikore.

Bleona është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat sjell çdo ditë fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja është shfaqur mjaft atraktive e veshur me një fustan të kuq dhe elegant, ndërsa ka pozuar në Beverly Hills, të Kalifornisë.

“Gjithmonë fitoj”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke vënë kështu në pah krenarinë dhe elegancën e saj femërore.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat duke e komplimentuar për dukjen e saj, nuk kanë munguar. /Telegrafi/