Bleona kthehet sërish me Ganiun, këngëtarja publikon videon që shtoi dyshimet

E publikuar: 06/07/2018 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse prej kohësh të ndarë, sa herë që i është përmendur emri i ish partnerit Bleona ka lotuar në emision. 

Ata qëndruan bashkë për disa vite gjatë të cilave këngëtarja u shpërngul në SHBA ku ish-partneri jetonte, derisa vendosën t’i jepnin fund.

Por një ‘Insta story’ e këngëtares së fundmi na ka habitur të gjithëve. Ajo ka postuar një video ku shihet disa picierë teksa përgatisin pizza. 

Por mbishkrimi i Bleonës na bëri të mendojmë se ajo dhe Gani mund të jenë ende në marrëdhënie të mirë, tasi ajo ka përmendur emrin e tij në video. /Gazeta Express/