Bleona e entuziazmuar për performancën në një ‘Gay Club’ (Foto)

E publikuar: 07/10/2015 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bleona me 22 tetor performon në një ‘gay club’ në Los Angeles. Këngëtarja Bleona Qereti ka treguar shpeshherë që mbështet komunitetin LGBT e tani pas daljes së klipit ajo do të mbaj koncert në një klub gej në Amerikë.

Bëhet fjalë për The Abbey që e ka ftuar shqiptaren për një koncert me datë 22 tetor.

Ky është koncerti i parë pas daljes së klipit ‘Take You Over’ por jo hera e parë që interpreton për këtë komunitet.

Madje Qereti në intervista ka treguar që fansat më besnik të saj janë nga ky komunitet.