Bledi Çuçi: Prokuroria është në duart e opozitës

E publikuar: 20/10/2017 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Socialiste, pjesë e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Bledi Çuçi, ishte i pranishëm në studion e emisionit “Byro Politike” në ABC News, ku ka lëshuar një deklaratë të fortë, në mbrojtje të ish-ministrit Tahiri.

Ai tha se “Prokuroria është në duart e opozitës”, dhe kjo sipas tij argumentohet me faktin se ajo nuk kishte prova kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por kishte vetëm fjalë dhe raportime mediatike.

Ai u shpreh se nuk mund të hiqet imuniteti i një deputeti thjeshtë me supozime, raportime por pa prova të faktuara. Sipas Çuçit, do të votohet pro heqjes së imunitetit atëherë kur prokuroria do të paraqesë prova të faktuara. /CityNews