Blackberry prezanton Blackberry Leap (Foto)

E publikuar: 14/03/2015 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blackberry prezanton modelin e tij të ri të telefonit Blackberry Leap. Ky smartfon ngjalli shumë kureshtje sepse nuk qëndron në një linjë me strategjinë e kompanisë e cila dy smartfon më të fundit të prezantuar karakterizohen nga një tastierë QWERTY.
Blackberry Leap karakterizohet nga një ekran 5 inç me rezolucion 1280 x 720 me një dendësi pikselash prej 294 për inç. Smartfoni fuqizohet nga një proçesor relativishti i vjetër, Qualcomm Snapdragon S5 Plus.
Të tjera specifika janë 2 GB RAM, 8 Megapixel kamër të pasme, 2 Megapixel kamër frontale si dhe 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Telefoni ofron mbështeje për rrjetet 4G LTE.
Karakteristik në këtë smartfon është butoni i ndezjes që gjendet në pjesën e poshtme të tij së bashku me një portë për kufje dhe mikrofonin.