BlackBerry prezantoi softuerin e sigurisë kibernetike për makinat autonome quajtur Jarvis

E publikuar: 16/01/2018 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi Kanadez i softuerit BlackBerry prezantoi të Hënën një softuer të ri të sigurisë kibernetike i cili identifikon problemet e sigurisë në makinat me sistem vetëdrejtimi.

Produkti i quajtur BlackBerry Jarvis, është i pari i llojit të tij për makinat autonome por mund të aplikohet edhe në sektorët industrialë dhe shëndetësorë.

Shërbimi do të ofrohet me një pagesë për kohën e përdorimit të tij.

Prodhuesi e makinave do të kenë akses online në Jarvis dhe mund të skanojnë skedarët e tyre në çfarëdo faze zhvillim që është softueri.

Vitin e kaluar një sulm global me ransomware i quajtur WannaCry ndihmoi BlackBerry dhe biznesin e sigurisë së kompanisë i cili fokusohet kryesisht në menaxhimin e lidhjeve të sigurta për pajisjet mobile.

BlackBerry tha se ka testuar me sukses Jarvis me Jaguar Land Rover. /PCWorld Albanian