BlackBerry akuzon Twitter për vjedhjen e teknologjisë

E publikuar: 01/03/2019 07:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BlackBerry, një ish prodhues smartfonësh, paditi ditën e sotme rrjetin social Twitter për shkelje patentash.

Vitin e kaluar BlackBerry paditi edhe rrjetin social tjetër Facebook. Në padinë e kompanisë Kanadeze flitet për shkeljen e gjashtë patentave të cilat mbulojnë funksion si dërgimin e njoftimeve, heshtjen e tyre apo për teknikat e reklamimit mobil.

BlackBerry e konsideron veten si pioner të komunikimit mobil dhe thotë se Twitter ka krijuar aplikacione mobile komunikimi duke kopjuar inovacionet e e tij dhe një numër teknika inovative.

Në rastin e Facebook BlackBerry citonte shtatë patenta që kishin të bënin me sigurinë, ndërfaqen e përdoruesit, efikasitetin e baterisë, komunikimin mobil në lojëra dhe njoftimet.

Pak muaj më vonë Facebook do të padiste vetë kompaninë Kanadeze duke e akuzuar për shkeljen e pesë patentave. Të dy paditë ende janë në proces.

BlackBerry dikur një gjigand smartfonësh, ndaloi se prodhuari harduer në 2016-ën. Në 2017-ën prezantoi KEYone prodhuar nga TCL nën strategjinë e re të kompanisë për tu fokusuar tek softuerët. /PCWorld Albanian