BKS: Mërgimtarëve që paguan primën e policës së sigurimit në kufi do t’u kthehen të hollat

20.12.2020 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BKS: Mërgimtarëve që paguan primën e policës së sigurimit në kufi do t’u kthehen të hollat

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), përmes një postimi në rrjetin Facebook, njofton se të gjithë bashkatdhetarët të cilët kanë paguar primën e sigurimit për polica gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, mund të shkojnë në zyrën qendrore të kësaj byroje për kthimin e mjeteve financiare.

“Për shkak të kohës së shkurtë që kemi pasur në dispozicion për përshtatjet teknike dhe adaptimit të zbatimit të kësaj marrëveshje, problemet teknike si kjo janë shfaqur vetëm tani dhe kjo veçse është trajtuar dhe rregulluar”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot përmes mediave jemi informuar se gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, disa nga ju keni paguar primin e sigurimit kufitar për të cilin, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 30.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar se do të mbulojë koston e këtyre policave të lëshuara deri me datë 31.12.2020.

Për shkak të kohës së shkurtë që kemi pasur në dispozicion për përshtatjet teknike dhe adaptimit të zbatimit të kësaj marrëveshje, problemet teknike si kjo janë shfaqur vetëm tani dhe kjo veçse është trajtuar dhe rregulluar.

Të gjithë qytetarët që kanë paguar primin e sigurimit për policat e sigurimit të lëshuara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit të datës 30.07.2020, mund të vijnë në zyrën qendrore të Byrosë Kosovare të Sigurimit për kthimin e primit të paguar.

Ndryshe, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga 1 gushti 2020, e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për veturat e bashkatdhetarëve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BKS: Mërgimtarëve që paguan primën e policës së sigurimit në kufi do t’u kthehen të hollat

BKS: Mërgimtarëve që paguan primën e policës së sigurimit në kufi do t’u kthehen të hollat

Cakaj: Jemi në pritje për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

Cakaj: Jemi në pritje për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

Spahn: Vaksinat ekzistuese efektive kundër llojit të ri të koronavirusit

Spahn: Vaksinat ekzistuese efektive kundër llojit të ri të koronavirusit

Mediumi spanjoll i bën analize Kosovës, nga Muriqi, Rashica e deri te refuzimi i Adnan Januzajt

Mediumi spanjoll i bën analize Kosovës, nga Muriqi, Rashica e deri te refuzimi i Adnan Januzajt

Bomba e Alfred Cakos: Edi Rama është klonuar në SHBA, i vërteti ndodhet në…

Bomba e Alfred Cakos: Edi Rama është klonuar në SHBA, i vërteti ndodhet në…

Ganimete Musliu: Policia e Kosovës është ‘kapur’ nga LDK

Ganimete Musliu: Policia e Kosovës është ‘kapur’ nga LDK

Sulm raketor ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad

Sulm raketor ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad

Spahn: Lloji i ri koronavirusit në Britani s’është identifikuar ende në Gjermani

Spahn: Lloji i ri koronavirusit në Britani s’është identifikuar ende në Gjermani

OBSH thirrje vendeve anëtare të forcojnë kontrollin e koronavirusit në Evropë

OBSH thirrje vendeve anëtare të forcojnë kontrollin e koronavirusit në Evropë

Fluks i madh i bashkatdhetarëve drejt Kosovës

Fluks i madh i bashkatdhetarëve drejt Kosovës

Rukiqi tregon a do të ketë mbyllje për fundvit

Rukiqi tregon a do të ketë mbyllje për fundvit

Cakaj: Për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia, jo Kosova

Cakaj: Për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia, jo Kosova

Arrestohen dy persona të kërkuar në Podujevë

Arrestohen dy persona të kërkuar në Podujevë

E jashtëzakonshme: BE diskuton llojin e ri të virusit nga Britania e Madhe

E jashtëzakonshme: BE diskuton llojin e ri të virusit nga Britania e Madhe

​Kaos në bordin e avionit, pasagjeri me COVID-19 ndërron jetë (Foto)

​Kaos në bordin e avionit, pasagjeri me COVID-19 ndërron jetë (Foto)

PDK: Qeveria Hoti dështoi me sigurinë në vend, situata në duart e gangsterëve

PDK: Qeveria Hoti dështoi me sigurinë në vend, situata në duart e gangsterëve