Bjorn Kuipers, gjyqtari multimilioner i Botërorit ‘Rusia 2018’

E publikuar: 08/07/2018 07:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bjorn Kuipers ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes mes Përfaqësueses së Anglisë dhe Suedisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Por, holandezi në vendin e tij nuk është i njohur vetëm për faktin se është arbitër.

45-vjeçari është më i pasur se shumë lojtarë në këtë Botëror, ai është pronar i zinxhirit të supermarketeve Jumbo në Holandë.

Në vitin 2016 pasuria e tij u vlerësua 13.4 milionë euro, por fitimet e tij besohet se rriten çdo vit për rreth tre milionë euro.

Ai në universitet ka studiuar për biznes, ndërsa në vitin 2006 është licencuar nga FIFA si gjyqtar, kurse nga UEFA në vitin 2009.

Bjorn Kuipers gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Rusisë (Foto: Getty Images)

Për t’u bërë gjyqtar ai ka ndjekur hapat e babait, të cilin e kishte një arbitër amator.

Në ndeshjen Suedi 0-2 Angli gjyqtari Kuipers ndëshkoi me karton të verdhë dy lojtarë suedez dhe një anglez. /Telegrafi/

Bjorn Kuipers në ndeshjen mes Brazilit dhe Kosta Rikës (Foto: Getty Images)