Biznesmenja shpenzoi rreth 85 mijë euro për ta ‘vjetruar’ shtëpinë (Foto)

E publikuar: 11/12/2018 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpinë me tri dhoma gjumi dhe tarracë, e ktheu në mrekulli që ngjanë me shtëpitë e vjetra.

Vizitorët ndjehen sikur janë kthyer në kohë, kur hynë në shtëpinë e Trudi Evans, që ndodhet në County Durham të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Për 18 muaj me radhë, biznesmenja 49-vjeçare kërkoi nëpër forume të ndryshme në internet, lokale të bamirësisë dhe ankande të ndryshme, që të gjejë gjësendet adekuate për shtëpinë e saj.

Tani ajo ka në pronësi gjërat më të rralla si kutinë e vjetër të ndihmës së parë, dhomë për të pirë çaj, enë antike kineze dhe makinën e vjetër për qepje.

Trudi, e cila edhe vishet me rrobe të modës së vjetër, beson se ka shpenzuar deri në 85 mijë euro, për dizajnimin apo siç disa e quajnë ‘vjetrimin’ e shtëpisë së saj.

“Kur njerëzit vijnë te unë, thjeshtë iu bien nofullat, duke menduar se kanë ardhur në të kaluarën. Me të kompletuar dhomën e parë, më nuk po ndalesha”, ka thënë Trudi, e cila jeton me pesë bulldogë.

Fillimisht, ajo kishte blerë tavolinën me gotat e çajit dhe disa dollapë, duke u bërë e varur prej këtyre blerjeve dhe stilit të veçantë të enterierit. /Telegrafi/