Biznesmeni Pirro Piraj: A thua z. Grenell, kush të ka dezinformu kaq shumë?! Që nga vendosja e taksës shumë biznese e kan rrit numrin e të punësuarve dhe e di se ka ndiku pozitivisht në shumë kompani

E publikuar: 27/03/2020 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i Korporatë “Meka Halal Food”, Pirro Piraj, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell, se taksa 100% ndaj mallrave që vinë nga Sërbia, ka ndikuar keq në ekonomi dhe në punësim tek bizneset në Kosovës.

Piraj në FB ka shkruar, ku i ka bërë të ditur ambasadorit Grenell, se ky konstatim nuk qëndron dhe është e kundërta e asajë që e thotë.

Sipas biznesmenit, bizneset kosovare kanë shënuar progres të lartë dhe ka shtim në numërin e të punësuarve. Poashtu Piraj, e ka pyetur Grenellin se, kush po të dezinformon kaq shumë.

I nderuari z. Grenell tha na kemi kerku nga qeveria e Kosovës me e largu taksën, sepse taksa e ka demtu ekonomin e Kosovës dhe i ka ulë vendet e punës?
Unë, me shumë përgjegjësi e thëm se që nga vendosja e taksës shumë biznese e kan rrit numrin e të punësuarve dhe e di se ka ndiku shumë pozitivisht në shumë kompani!!
Nuk po e kuptoj nga i erdh ky konkludim ambasadorit Grenell?!
Kush e ka dezinformu kaq shumë?!

Populli i Kosovës padyshim se është me Amerikën, jo sepse pa ata smundemi, mirëpo i kemi shumë borxh dhe i jemi dhe duhet ti jemi falënderues gjithmonë Amerikës dhe popullit amerikan❤️

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222333291344276&id=1326733605