Biznesmeni mbyti të dashurën në fyt, veten e vrau me plumb në gojë

E publikuar: 15/08/2016 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi ka mbytur të dashurën e tij  në fyt i ka dhënë fund vetes me plumb në gojë. Policia jep detaje të krimit të dyfishtë të Sokrat Shanit.

65- vjeçari me banim në Krutje të Lushnjes u gjet i vetëvrarë mëngjesin e sotëm, 15 gusht 2016 ndërsa më parë kishte shkruar tre letra ku pranonte vetëvrasjen dhe autorësinë e vrasjes së 27 vjeçares si dhe  ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër.

Sokrat Shani njihej si biznesmen në fushën e fidanëve.

Detajet e prokurorise

Në datë 15.08.2016, rreth orës 07.00, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lushnje se, në fshatin Krutje, është gjendur i vrarë me armë zjarri shtetasi Sokrat Shani.

Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor, ku rezultoi se në një nga dhomat e banesës 3- katëshe në pronësi të shtetasit Sokrat Shani, është gjendur i vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Sokrat Shani.

Eshtë bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe kqyrja e kufomës, ku rezultoi se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gezhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar.

Nga kqyrja e banesës, ku ndodhej kufoma, janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku shkruan së është vrarë vetë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14.08.2016, ka shpjeguar se shtetësja J. Ç, ka ndërruar jetë dhe ndodhet te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si edhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër.

Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e J.Ç, duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psiqike.

Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka patur lidhje me shtetasen J.Ç.

Grupi hetimor, i vënë në dijeni rreth faktit të përshkruar në këtë letër për faktin e ndërrimit të jetës së shtetases J. Ç., (në bashkëpunim me policinë në Kavajë) ka shkuar në banesën e përshkruar, në Golem-Kavajë. Është konstatuar se në banesë mbi krevat dopjo, gjendet me shenja dhune në grykë, një shtetase, ku nga verifikimi i sistemit TIMS, rezulton se është shtetasja J. Ç. Në banesë nuk janë gjendur dokumenta identifikimi të viktimë.
Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar krismë arme rreth orës 06-06.30 dhe, kur kanë shkruar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë.