Biznesmenët shqiptarë të Zvicrës mirëpresin idenë për „Bankën e Diasporës“ (Foto)

E publikuar: 14/04/2018 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Qëllimi kryesor mbetet investimi nëpërmjet kësaj banke në Kosovë duke hapur vende të punës në mënyrë që të rinjtë tanë të mos e lëshojnë vendin”, thotë presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Nazar Mehmeti.

Pas Prishtinës, Vjenës, Berlinit, Dyseldorfit dhe Frankfurtit, përfaqësues biznesesh nga Rrjetit Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga SHBA dhe Evropa janë ndalur në Bernë për tu takuar me Rrjetin e Biznesit në Zvicër, raporton albinfo.ch.

Delegacioni të cilit i printe presidenti i Rrjetit Global, Nazar Mehmeti, është pritur nga kryetari i nderit të Rrjetit të Zvicrës, afaristi Fehmi Fetahu me bashkëpuntorë dhe anëtarë tjerë të kryesisë.

Fetahu është shprehur i kënaqur që po pret në Zvicër kryetarin e rrjetit global, në vendin ku për herë të parë filloi  gjithçka në rrjetëzimin e bizneseve shqiptare për të vazhduar edhe ne vendet tjera ku ka diasporë shqiptare.

“Jam krenar që gjithçka filloi këtu dhe kështu u krijuan edhe 25 rrjete biznesh shqiptare në të gjithë botën”, tha Fetahu duke numëruar sukseset e deritanishme.

“Ne kemi investuar më shumë në Kosovë dhe bashkëpunojmë ngushtë me institucionet kosovare”, deklaroi Fetahu, duke premtuar se do të bëjnë më shumë në zgjerimin e rrjetit në Zvicër, dhe se do të bëhen shembull për rrjetet tjera.

ALBINFO.CH
  • Bëhet digjitalizimi i bizneseve shqiptare

Nazar Mehmeti ka njoftuar kolegët në Bernë se gjatë vizitës në Kosovë kanë lansuar idenë për krijimin e Bankës së Diasporës. Ai po ashtu ka thënë se janë marrë vesh në Pirshtinë përmes platformës online “Finger Market” që të digjitalizohen bizneset shqiptare kudo që janë, në mënyrë që të shkëmbejnë punë mes vete.

“Gjatë vizitës në Prishtinë ne jemi dakorduar me guvernatorin kosovar të Bankës për krijimin e Bankës së Diasporës. Tashmë është regjistruar Banka në Kosovë me të njëjtin emër. Fondi minimal për krijimin e kësaj banke duhet të jetë 10 milionë dollarë. E tani se kur do të funksioanlizohet kjo bankë varet nga ne, diaspora”, tha presidenti i Rrjetit Global, Nazar Mehmeti, afarist i njohur në SHBA.

Mehmeti tha se Banka e Dipasorës do të ketë për qëlllim zhvillimin e vendit.

“Qëllimi kryesor mbetet investimi nëpërmjet kësaj banke në Kosovë duke hapur vende të punës në mënyrë që të rinjtë tanë të mos e lëshojnë vendin”, thotë Mehmeti.

© 2018 ALBINFO.CH
  • Kërkohet caktimi i afateve konkrete

Nga ana tjetër Fehmi Fetahu ka kërkuar që të caktohen afatet për funksionalizimin e bankës së diasporës, duke propozuar 1 janarin e 2019 si datë të mundshme për jetësimin e këtoj projekti.

“100 biznesmenë po të bëhen bashkë me nga 100 mijë dollarë mund të bëhen 10 milionë dollarë”, thotë Fetahu, por Mehmeti tha se në takimin e shtatorit të Rrjetit Global do të konkretizohen hapat në vijim.

Yll Blakaj, kryetar i degës së Rrjetit të Austrisë dhe Evropë ka folur në këtë takim me kolegët në Zvicër për punën e Rrjetit në nivel të Evropës, duke nënvizuar rritjen e shpejtë.

ALBINFO.CH
  • Më pak se 10% të bizneseve shqiptare i janë bashkuar rrjetit

“As 10 për qind të numrit të bizneseve të diasporës nuk kemi arritur t’i rrjetëzojmë krahasuar me potencialin që kanë firmat shqipare në Evropë”, tha Blakaj duke inkurajuar zgjerimin e Rrjetit të bizneseve në Zvicër. “Vetëm në Zvicër flitet për 10 mijë biznese shqiptare”, tha Blakaj duke raportuar edhe për degët në vendet tjera në Evropë.

Lirije Veselaj, anëtare e Rrjetit të Bizneseve të Zvicrës ka raportuar për punën e deritashme të këtij organizmi ekonomik të komunitetit të bizneseve shqiptare në Zvicër. Ajo ka numëruar aktivitetet e deritanishme të Rrjetit në Zvicër dhe ka treguar se do të mbahen shumë shpejt zgjedhjet e kryesisë.

ALBINFO.CH

Naim Dedushaj, ideator dhe CEO i RRBDSH-së nga ana tjetër tha se Rrjeti i Bizneseve Shqiptare po kalon tashmë fazën e parë të tranzicionit pas katër viteve të fuksionimit duke kaluar në një fazë krejtësisht të re.

“Ne si Rrjet duhet t’i marrim shembujt e mirë që të ecim përpara si në rastin e afaristit Fehmi Fetahu, i cili e ka shndërruar një nga kodrat e Gjlianit në një qytet. Ne duhet të promovojmë njëri tjetrin e jo të luftojmë njëri-tjetrin. Pas këtyre viziatave nëpër degë do të bëjmë analiza se si do të veprojmë në të ardhmen”, thotë Dedushaj.

Kreu i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në ditët në vijim, do të vizitojë Parisin dhe Londrën.

ALBINFO.CH
ALBINFO.CH
ALBINFO.CH