Biznes me garazhet e “uzurpuara”

E publikuar: 23/03/2015 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 300 garazhe nëntokësore në qendër të kryeqytetit, edhe pas 15 viteve të përfundimit të luftës, vazhdojnë të jenë të “uzurpuara” nga një person. Pikërisht vetëm disa metra larg objektit të Komunës së Prishtinës, te “Qafa” janë garazhet nëntokësore që shumica prej tyre janë të banorëve të ndërtesave në afërsi. Por, jo vetëm kaq, disa nga garazhet janë madje në pronësi të Policisë së Kosovës.

“Uzurpatori” prej vitesh e ka autorizuar veten si pronar i këtyre parkingjeve nëntokësore dhe i ka futur nën administrimin e vet pa pëlqimin e asnjë organi, duke i lëshuar ato me qira. Banorët që i kanë në pronësi të veten, janë të obliguar që të paguajnë nga 5 euro në muaj për rojën që ruan te dera.