Bitconnect, platforma e investimit e akuzuar si një skemë ponzi ndalon aktivitetin

18.01.2018 07:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bitconnect, platforma e investimit e akuzuar si një skemë ponzi ndalon aktivitetin

Bitconnect, platforma e këmbimit të monedhave kriptografike e cila prej shumë analistësh dhe investitorësh shihej si një skemë ponzi, lajmëroi ditën e Marte mbylljen e operacioneve.

Përmes një njoftimi në uebsajt, platforma tha se do të ndalonte aktivitetin si rezultat i presionit të lartë mediatik dhe sulmeve DDoS të vazhdueshme.

Ndërsa platforma thotë se do të rimbursojë të gjitha investimet me një vlerë prej 363.62 dollarësh për BCC, monedha e Bitconnect ka rënë me 80% dhe aktualisht tregtohet me vetëm 40 dollarë.

Komuniteti i monedhave kriptografike vazhdimisht ka akuzuar hapur Bitconnect për mënyrën e funksionimit ngjashëm me një skemë ponzi akuza të cilat kanë mbërritur deri tek themeluesi i Ethereum Vitalik Buterin.

Platforma mbështetej në monedhën e quajtur BCC e cila tashmë është e pavlerë duke qenë se platforma e saj është mbyllur.

Në vetëm pak orë monedha ra nga 200 dollarë në 37 dollarë.

Bitconnect ishte një platformë ku përdoruesit mund të jepnin me “qera” monedhat e tyre virtuale dhe të fitonin pas deri në 40% të tyre dhe deri në .25% bonus ditor.

Fitimi duke shfrytëzuar luhatjet në bursa është plotësisht e ligjshme. Por premtimi i Bitconnect është përtej imagjinatës sepse garanton fitime marramendëse andaj shihej si një skemë ponzi.

Veçanërisht monedha e Bitconnect ishte shumë popullore në Kosovë dhe është një prej vendeve që ka investuar më të shumti në Bitconnect.

Kompania thotë se ICO-ja e saj vijon të jetë aktive dhe mbështetja për BCC do të vijojë.

Dhënia e BCC-ve në këmbim të anëtarësimit në platformë dërgoi vlerën e monedhës deri në 2.6 miliardë dollarë në total. /PCWorld Albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Superliga e Shqipërisë, Policia e Shtetit nuk do ta sigurojë më rendin në stadiume

Superliga e Shqipërisë, Policia e Shtetit nuk do ta sigurojë më rendin në stadiume

Gjenden ‘djajtë’ e Tasmanisë, ka shpresë se speciet nuk do të vdesin

Gjenden ‘djajtë’ e Tasmanisë, ka shpresë se speciet nuk do të vdesin

Breshkat e shfrytëzuan shpinën e hipopotamit, si një pushimore në mes të liqenit (Foto)

Breshkat e shfrytëzuan shpinën e hipopotamit, si një pushimore në mes të liqenit (Foto)

Arbnor Muja kalon nga Trepça ’89 te Eintracht Braunschweig

Arbnor Muja kalon nga Trepça ’89 te Eintracht Braunschweig

Tregoni kujdes me kripën, ja dëmet që shkakton në organizëm

Tregoni kujdes me kripën, ja dëmet që shkakton në organizëm

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Marjo Morinën

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Marjo Morinën

Banjave turke të ndërtuara më 1890, iu rikthye madhështia pas renovimit të detajuar (Foto)

Banjave turke të ndërtuara më 1890, iu rikthye madhështia pas renovimit të detajuar (Foto)

Ringjallja e Interit – Tetë vite pas tripletës, neroazzurët tani kanë një skuadër serioze që mund të pretendojë trofe

Ringjallja e Interit – Tetë vite pas tripletës, neroazzurët tani kanë një skuadër serioze që mund të pretendojë trofe

Propozimi romantik në fushën e grurit (Foto/Video)

Propozimi romantik në fushën e grurit (Foto/Video)

Shtatë efektet e errëta që pagjumësia i shkakton në trup

Shtatë efektet e errëta që pagjumësia i shkakton në trup

Sot Superkupa e Evropës, Reali dhe Atletico ndajnë mejdanin në Tallin

Sot Superkupa e Evropës, Reali dhe Atletico ndajnë mejdanin në Tallin

Gjatë javës vendimi për stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por mbeturinat nga jashtë hije të keqe

Gjatë javës vendimi për stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por mbeturinat nga jashtë hije të keqe

Mbetjet e kangurit që ngordhi në këmbë, tregojnë thatësinë marramendëse që ka goditur Australinë (Foto)

Mbetjet e kangurit që ngordhi në këmbë, tregojnë thatësinë marramendëse që ka goditur Australinë (Foto)

Me zarzavate do ta mbani larg kancerin e zorrës së trashë!

Me zarzavate do ta mbani larg kancerin e zorrës së trashë!

Sarri largon dy rregullat e Contes që lojtarët nuk i donin

Sarri largon dy rregullat e Contes që lojtarët nuk i donin

Leonardo në Spanjë që ta mbyll marrëveshjen Castillejo-Bacca me Villarrealin

Leonardo në Spanjë që ta mbyll marrëveshjen Castillejo-Bacca me Villarrealin