Bitcoin përsëri rekord, vlerësohet me 7,000 dollar

E publikuar: 03/11/2017 06:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas rritjes së bujshme të tre ditëve të fundit, bitcoin vijoi ekspansionin ditën e Enjten për të kapur vlerën 7,000 dollar për herë të parë.

Një muaj më parë monedha u vlerësua me 5,000 dollar. Çmimi që nga dita e djeshme është rritur me 71% në 7,045.46 dollar raportoi Bloomberg përpara se të tërhiqej në 6,968 dollar po gjatë këtij mëngjesi.

Monedha virtuale është rritur me 640% këtë vit dhe sipas CoinMarketCap vlera aktuale të gjitha monedhave bitcoin në qarkullim është 116 miliard dollar.

Bitcoin mori një shtytje nga lajmi i CME Group se do të hapte dyert për monedhën virtuale kriptografike më popullore në botë.

Ky grup është më i madhi në botë në posedimin e bursave dhe lëvizja e tij bëri që të rritej kërkesa nga klientët dhe investitorët.

Por sipas analistëve, monedha nuk ka tërhequr asnjëherë më parë kaq shumë vëmendje të syrit publik ku liderët e biznesit dhe investitorët flasin rreth saj thuajse çdo ditë.

Disa prej tyre janë investitorët dhe miliarderët Warren Buffet, Princi Saudit Al-Waleed bin Talal dhe bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel.

Të dhënat që vinë nga Google Trends tregojnë se kërkimet për “bitcoin” dhe “bitcoin price” kanë arritur pikën më të lartë duke sugjeruar se ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj monedhave virtuale po rritet. /PCWorld Albanian