Bitcoin nuk ndalet, ngjitet në 8,000 dollarë

E publikuar: 15/05/2019 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin u këmbye me 8,000 dollarë ditën e Marte duke arritur pikën më të lartë që prej Korrikut të kaluar. Megjithatë në këto momente që shkruajmë vlera e bitcoin është tërhequr poshtë këtij niveli në 7,960 dollarë sipas CoinMarketCap.com.

Ekspertët thonë se kjo performancë e fuqishme mund të sinjalizojë një të ardhme që ja vlen të investohet për bitcoin. Megjithatë çmimi i paqëndrueshëm i monedhës dhe historiku kontrovers ka nxitur shumë skepticizëm.

Ende bitcoin është larg rekordeve të 2017-ës kur u këmbye me 20,000 dollarë. Disa ekspertë e quajtën rënien një korrigjim të manisë spekulative që shoqëroi monedhën.

Monedha gjithashtu përballet me akuza për manipulim të çmimit. Dy akademikë në Universitetin e Teksasit studiuan mundësinë që vlera e bitcoin të jetë manipuluar përmes monedhës tether.

Sot bitcoin dhe blockchain janë bërë më të përdorshëm. Një prej bankave më të mëdha në botë JPMorgan prezantoi një monedhë kriptografike. Së bashku me Microsoft njoftuan një partneritet për zgjerimin e platformave blockchain. ICE, pronari i bursës NYSE ka planifikuar lançimin e bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera në bursë. /PCWorld Albanian