Bitcoin kapërcen kufirin e 9,000 dollarëve

E publikuar: 27/11/2017 03:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E Premtja e Zezë nuk ishte e bardhë për bitcoin. Monedha virtuale u rrit me shpejtësi gjatë fundjavës në mbi 9,000 dollar.

Bitcoin aktualisht vlerësohet me 9,143 dollar sipas CoinMarketCap dhe ky është rekordi i ri i monedhës virtuale më popullore në botë.

Kjo rritje e dërgoi në 152 miliard dollar vlerën e të gjitha monedhave bitcoin në qarkullim. Në 24 orët e fundit është rritur me 5.19%.

Edhe monedhat e tjera virtuale kanë pasur një javë të qëndrueshme ku Ethereum dhe Bitcoin Cash gjithashtu u rritën. Ethereum për herë të parë kaloi vlerën e 400 dollarëve.

Rivali kryesor dhe monedha dominante Bitcoin vlerësohet me 137 miliard dollar. Edhe pse vlera e bitcoin është 20 herë më e lartë se e Ethereum, ky i fundit ka një avantazh të qartë në efikasitetin e blockchain-it të tij.

Ethereum përpunon thuajse dyfishin e transaksioneve të Bitcoin çdo ditë duke ulur në mënyrë të djeshme kostot, 5-6 herë përafërsisht.

Edhe pse shumë ekspertë të financës i tremben një flluske financiare, bitcoin ende nuk ka treguar shenja që vënë në dyshim integritetin e monedhës.

Të Premten Kryetari i Bankës Qendrore Zvicerane ditën e Enjte doli me një deklaratë për monedhat kriptografike.

Duke folur gjatë një aktiviteti në Bazel, Tomas Jordan, tha se bankat qendrore po ndjekin me intensitet të lartë ecurinë dhe problemet e monedhave kriptografike duke shtuar se “sipas tij ato janë më shumë një investim sesa monedhë.”

Teknologjia financiare po revolucionarizon me shpejtësi industrinë bankare por monedha dixhitale nuk do të zëvendësojnë po aq shpejtë paranë prej letre tha një zyrtar i lartë i Bankës së Japonisë.

Objektivi i radhës i bitcoin është barriera e 10,000 dollarëve. Aktualisht vlera e kombinuar e Bitcoin dhe Bitcoin Cash është përtej 10,000 dollarëve.

E thënë ndryshe të gjithë ata që ruajtën Bitcoin Cash e gjeneruar nga ndarja e bitcoin më 1 Gusht, tashmë kanë në duart e tyre monedha me vlerë mbi 10,000 dollar. /PCWorld Albanian