Bitcoin kalon vlerën e 8,000 dollarëve, vendos rekord të ri

E publikuar: 20/11/2017 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin vendosi një rekord të ri ditën e sotme pasi kaloi vlerën e 8,000 dollarëve për herë të parë gjatë fundjavës duke shënuar një rritje me 50% në tetë ditë.

Rekordi i ri erdhi pasi kompania Amerikane e shquar e pagesave Square tha se do të ofronte për konsumatorët e saj blerjen dhe shitjen e bitcoin nga aplikacion Cash.

Bitcoin këmbehej me 8,179 dollar në bursën e Bitstamp, 48% më lart sesa pika më e ulët prej disa muajsh në 5,555 dollar më 12 Nëntor.

Tetëfishimi i vlerës së bitcoin që nga fillimi i këtij viti ka shtuar shqetësimet se mund të jetë një flluskë financiare dhe investitorët institucionalë kanë qëndruar larg monedhës.

Por distributorë dhe fonde të ndryshme investimi kanë vendosur të bashkohen. Vlera total e të gjitha monedhave virtuale në qarkullim është 242 miliard dollar. /PCWorld Albanian