Bitcoin, Ether dhe Altcoin humbasin 40 miliard dollar në dy javë

E publikuar: 14/09/2017 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rëniet e bujshme të vlerës së Bitcoin dhe Ether pas spekulimeve se autoritetet Kineze mund të mbyllnin bursat e monedhave virtuale kanë fshirë pothuajse 40 miliard dollar nga tregu i monedhave virtuale në vetëm dy javë.

Çmimi i një bitcoin-i të vetëm ra me 8% ditën e Enjte në 3,565 dollar dhe në 13 ditët e fundit, për 9 prej tyre është rënie.

Sot kjo monedhë virtuale tregtohet 30% më pak sesa vlera prej 5,000 dollarësh që arriti më 1 Shtator. Kjo është rënia e dytë e kësaj magnitude në vetëm tre muaj.

Mes Qershorit dhe mesit të Korrikut vlera e bitcoin ra me 33% nga frika që shoqëronte përditësimin e softuerit SegWit2x dhe ndarjes së Bitcoin Cash.

Megjithatë bitcoin sot tregohet me 250% të vlerës që kishte në fillim të vitit dhe një vlerë totale prej 59.3 miliard dollarësh.

Rënia e dytë e bitcoin filloi kur autoritetet Kineze vendosën të ndalonin ICO-të (Initial Coin Offerings) duke i quajtur praktika ilegale tregtie dhe si rezultat kërcënuar të gjitha monedhat e tjera virtuale.

Ajo u përshpejtua edhe më tej kur shefi ekzekutiv i JP Morgan Chase Jamie Dimon tha se bitcoin është mashtrim.

Sakaq ditën e sotme BTCC, një bursë e monedhave virtuale në Kinë, deklaroi se do ti jepte fund operacioneve të saj më 30 Shtator nga frika se ndalimi i ICO-ve do të shtrihej deri tek bursat.

Çmimet e Ether, një monedhë tjetër virtuale e bazuar në blockchainin e Etherium, ra me 13% në 240 dollar. Që nga 1 Shtatori kur preku pikën më të lartë prej 393 dollarësh monedha e cila ka një vlerë tregu prej 23.5 miliard dollarësh ka rënë me 50%.

Që nga fundi i vitit të kaluar monedha është rritur me 3,000%. Megjithatë pranimi i monedhave virtuale ndryshon nga njëri vend tek tjetri. Ndërsa shumë vende Perendimore dhe Aziatike i kanë pranuar si formë pagese dhe implementuar rregulla për taksimin e tyre, vendet në zhvillim i shohin monedhat virtuale si kërcënim dhe forma ilegale pagesash.

Banka Qendrore e shtetit Afrikan të Namibisë doli me një deklaratë kundër monedhave virtuale. Sipas Bankës dhe ligjeve kombëtare, monedhat virtuale nuk pranohen si formë pagese për sendet dhe shërbimet ndërsa bursat janë të ndaluara.

Disa ekspertë besojnë se pranimi në masë i tyre dhe aprovimi nga qeveritë e vendeve është nuk aq e lehtë sa disa investitorë mendojnë.

“Aktualisht vlera e monedhës ka nxitur një adoptim masiv, dhe nuk besoj se qeveritë do të lejojnë adoptimin në masë me vlerën aktuale që ka monedha,” tha investitori i shquar Mohamed El-Erian dhe këshilltari për ekonominë pranë Allianz Global Investors. /PCWorld Albanian