Bitcoin arrin tjetër rekord, vlerësohet me 6,300 dollar

E publikuar: 31/10/2017 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlera e Bitcoin vendosi të dielën një rekord të ri. Në vetëm një javë monedha kaloi vlerën e 6,000 dollarëve për herë të parë ndërsa të dielën shënoi 6,306.58 dollar sipas indeksit të çmimit të CoinDesk.

Vlera më e lartë e vendosur më parë ishte 6,183 dollar më 21 Tetor dhe qëndroi kështu për të 8 ditë.

Sot vlera e bitcoin është 500% më e lartë se një vit më parë pas një rritjeje dramatike nga vlera 1,000 dollar më 1 Janar.

Megjithatë mbetet për tu parë uria e tregut që do të rriste edhe më tej vlerën e bitcoin. Pak orë pasi shënoi rekordin e ri, bitcoin ra në 6,166 dollar në të gjitha bursat globale.

Por sipas analistëve, monedha nuk ka tërhequr asnjëherë më parë kaq shumë vëmendje të syrit publik ku liderët e biznesit dhe investitorët flasin rreth saj thuajse çdo ditë.

Disa prej tyre janë investitorët dhe miliarderët Warren Buffet, Princi Saudit Al-Waleed bin Talal dhe bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel.

Të dhënat që vinë nga Google Trends tregojnë se kërkimet për “bitcoin” dhe “bitcoin price” kanë arritur pikën më të lartë duke sugjeruar se ndërgjegjësim i qytetarëve ndaj monedhave virtual po rritet.

Sipas CoinMarketCap, vlera e tregut e Bitcoin sot është 100 miliard dollar. /PCWorld Albanian