Bislimi: Kemi marrë vendim për shtyrjen e të 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟑𝟎 p𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦ë 𝟏𝟓 m𝐚𝐣

E publikuar: 30/04/2020 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave dhe Trasnfereve, Besnik Bislimi ka marr vendim për shtyrje të afatit të deklarimeve të tatimeve nga 30 prilli në 15 maj, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MFT’ja ka bërë me dije se ky vendim është marrë me qëllim të zgjatjes së afatit që lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste.

“Gjithashtu, afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qershor. Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste ipet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie”, thuhet në njoftim.