Bisedime SHBA – Meksikë për tarifat

06.06.2019 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bisedime SHBA – Meksikë për tarifat

Bisedimet në Uashington mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe atyre meksikanë rifillojnë të enjten, me shpresën për arritjen e marrëveshjeje për të frenuar emigracionin e paligjshëm që vjen nga Meksika.

Presidenti Donald Trump tha se gjatë bisedimeve të së mërkurës është bërë përparim, por ai nuk ka qenë “i mjaftueshëm”.

Në një postim në Twitter të mërkurën vonë zoti Trump shkruante se “Meksika dhe demokratët në Kongres refuzojnë të mbështesin reformën e emigracionit”.

Më herët presidenti Trump ripërsëriti kërcënimin e tij për të imponuar një tarifë prej 5 për qind mbi importet meksikane duke filluar nga 10 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

“Ka shumë gjasa që tarifat të vendosen dhe ndoshta do të flasim gjatë kohës që tarifat janë në fuqi dhe ato do nisin të paguhen. Ata duhet të lëvizin dhe të na japin siguri për kombin tonë… Miliona njerëz po vijnë nga Meksika. Kjo është e papranueshme”, tha zoti Trump.

Të mërkurën autoritetet meksikane bllokuan një karvan të ri me emigrantë nga Amerika Qendrore që ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje të qeverisë meksikane për të shmangur vendosjen e tarifave ashtu siç ka kërcënuar Presidenti Donald Trump.

Zoti Trump kërkon që Meksika të bëjë më shumë për të kontrolluar rrjedhën e emigrantëve. Kjo përfshin premtimin për t’i mbajtur azilkërkuesit në Meksikë si dhe goditjen e trafikantëve të qenieve njerëzore.

Kur mbeten vetëm katër ditë afat për të shmangur tarifat, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha të mërkurën se është optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.

Shumë ligjvënës amerikanë kanë shprehur shqetësimin se tarifat do të rrisin koston e konsumit të mallrave meksikane për amerikanët. Zoti Trump tha se republikanët do të tregoheshin “të papjekur” nëse do të përpiqeshin ta ndalonin atë që të vendoste tarifat ndaj importeve meksikane.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bisedime SHBA – Meksikë për tarifat

Bisedime SHBA – Meksikë për tarifat

Xhandarmëria serbe shkel 8 km brenda territorit të Kosovës

Xhandarmëria serbe shkel 8 km brenda territorit të Kosovës

Vuçiq: Kosova është bebe e Gjermanisë

Vuçiq: Kosova është bebe e Gjermanisë

Një kryetar i komunës në Kosovë ka vetëm 35 euro në bankë

Një kryetar i komunës në Kosovë ka vetëm 35 euro në bankë

Tahiri Samitin e Parisit e sheh si përafrim të njohjes së Kosovës nga Serbia

Tahiri Samitin e Parisit e sheh si përafrim të njohjes së Kosovës nga Serbia

Mbahet mbledhja e Komisionit për Kompleksin “Adem Jashari”, Limaj tregon çka u diskutua

Mbahet mbledhja e Komisionit për Kompleksin “Adem Jashari”, Limaj tregon çka u diskutua

Mjekët e QKUK-së ia hoqën fëmijës bulonin që e kishte gëlltitur para 4 viteve

Mjekët e QKUK-së ia hoqën fëmijës bulonin që e kishte gëlltitur para 4 viteve

Evropa në rrezik nga drogat

Evropa në rrezik nga drogat

O’Connell: Kosova ka bërë hapa të vegjël, por pozitiv drejt luftës kundër korrupsionit

O’Connell: Kosova ka bërë hapa të vegjël, por pozitiv drejt luftës kundër korrupsionit

Toka atraktive në shitje, shumë prona në të gjithë territorin e Kosovës

Toka atraktive në shitje, shumë prona në të gjithë territorin e Kosovës

Vdes tragjikisht në Gjermani 26-vjeçari nga Kosova, ishte vëlla i vetëm i tri motrave

Vdes tragjikisht në Gjermani 26-vjeçari nga Kosova, ishte vëlla i vetëm i tri motrave

Takimi me Merkelin, Haradinaj një herë thotë se s’ju kërkua heqja e taksës, pastaj thotë se u diskutua pezullimi i saj

Takimi me Merkelin, Haradinaj një herë thotë se s’ju kërkua heqja e taksës, pastaj thotë se u diskutua pezullimi i saj

Hapja e negociatave me BE-në, jetike për Qeverinë e Zaevit

Hapja e negociatave me BE-në, jetike për Qeverinë e Zaevit

Shqiptarët të parët që marrin shpërblimin në Gjermani për t’u kthyer në atdhe

Shqiptarët të parët që marrin shpërblimin në Gjermani për t’u kthyer në atdhe

Kosnett: Komuna e Vushtrrisë duhet të shërbej si model për transparencë dhe llogaridhënie

Kosnett: Komuna e Vushtrrisë duhet të shërbej si model për transparencë dhe llogaridhënie

Gruaja e Kadri Veselit, Violeta, më e pasura nga të gjitha gratë e liderëve të shtetit

Gruaja e Kadri Veselit, Violeta, më e pasura nga të gjitha gratë e liderëve të shtetit