Biseda e një fëmije me stërgjyshen e saj imagjinare – mjaftoi të publikohej, pastaj bëri bum në internet! (Video)

E publikuar: 14/11/2018 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një fëmijë bën një bisedë imagjinare me stërgjyshen e tij përmes telefonit – duke e njoftuar atë me “thashethemet e fundit”.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, fëmija trevjeçare, Daisy Healy, është nga Dublini dhe është fotografuar nga babai i saj Alan, i cili ka publikuar videon në internet, pamje të cilat shumë shpejt janë bërë virale.

Gjatë videos, Daisy tregon një gamë mbresëlënëse të tipareve të fytyrës duke folur me miken e saj të imagjinuar.

Ajo i thotë asaj nëpërmjet telefonit: “Unë jam shumë e uritur dhe kam pasur etje. Babi vazhdon të marrë fotografi dhe është shumë i nervozuar”.

Dhe më pas thotë: “Ja ku jam!”

“Unë po shkoj e vetme. A e di ku po shkoj? Unë po shkoj në park”.

Thuhet se videoja në fjalë, së paku deri më tani, është shikuar me mijëra herë në internet. /Telegrafi/