‘Bir k*****! Majmunë! Presidenti i Filipineve ‘del nga binarët’ pasi SHBA-ja refuzon t’i shesë armë

E publikuar: 03/11/2016 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ofendoi Shtetet e Bashkuara të mërkurën për ndalimin e shitjes së planifikuar të 26.000 pushkëve në vendin e tij, duke i quajtur ata “budallenj”, “majmunë” dhe “bir k*****” dhe ka shtuar se ai mund ti kërkojë ndihmë Rusisë dhe Kinës.

Leksionet e Dutertes kundër SHBA-së janë një rutinë e gjatë e fjalimeve të tij dhe tha të mërkurën se “një herë që donte ti besonte Uashingtonit, kishte humbur pasi respektin për atë që është aleati më i madh i Filipineve”.

Departamenti amerikan i Shtetit ndaloi shitjen e pushkëve policisë filipineze pasi Senatori Ben Cardin tha se do ta kundërshtojë këtë hap, shkruan “Huffington Post”.

“Shikoni këta majmunë, ne donim t’i blinim 26.000 armë zjarri por ata nuk duan të na i shesin”, tha Duterte gjatë një fjalimi televiziv, raporton syri.net.

“Bir k***** , ne kemi shumë armë, i kemi prodhuar këtu. Këta budallenj amerikanë.”