Binance në shënjestër të autoriteteve Japoneze raporton Nikkei

E publikuar: 22/03/2018 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Japonia ka lëshuar paralajmërime në drejtim të bursës së monedhave kriptografike Binance sipas një raporti të Nikkei.

Binance, bursa numër një në botë sipas CoinMarketCap për nga volumi tregtar në 24 orë, u godit nga një sulm kibernetik më 7 Mars.

Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i CEO së Binance Changpeng Zhao i cili përmes rrjetit social Twitter hodhi poshtë pretendimet e Nikkei se ishte paralajmëruar nga Agjencia e Shërbimeve Financiare.

Ai e përshkroi raportin e Nikkei si gazetari të papërgjegjshme.

Disa përdorues në Twitter mbanin anën e Binance duke thënë se kjo bëhej për përhapur frikë dhe pasiguri në komunitetin e kriptomonedhave.

Të tjerë përpiqen të vertetojnë raportin.

Që nga hakimi i CoinCheck në Janar të këtij viti ku u vodhën 500 milion dollarë, autoritetet financiare Japoneze kanë qëndruar në gatishmëri të lartë si dhe ka nisur një seri inspektimesh në bursa të ndryshme.

Autoritetet e vendit ishullor kanë lëshuar shtatë mandate ndëshkimore si dhe ndaluar operacionet e dy bursave, Bistation dhe FSO. /PCWorld Albanian