Binaku: Kam besimin e trajnerit, duhet të fitojmë ndaj Izraelit

E publikuar: 08/10/2018 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës.

Kuqezinjtë do të takohen fillimisht me Jordaninë në një takim miqësor, ndërsa katër ditë më vonë luajnë në udhëtim te Izraeli për Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp, ka folur mbrojtësi i majtë Egzon Binaku për ndeshjet e radhës.

“Jam i kënaqur qe kam ardhur. Me Izraelit e kemi jashtë ndeshjen, por duhet të fitojmë”, tha Binaku.

“Atmosfera është e mirë, kemi lojtarë të mirë. Ndërsa stërvitjet akoma si kemi filluar”, u shpreh mbrojtësi i majtë.

Tutje anëtari i Malmos foli edhe për mënyrën e lojës se si do të luajnë.

“Herën e parë kemi humbur dhe s’kemi luajtur mirë, por ndeshjen e kthimit do luajmë ndryshe sepse ne e dimë se si luajnë ata”, përfundoi Binaku. /Telegrafi/