Bilicit i lëkundet karrigia, West Hami si ndahet Mancinit

E publikuar: 22/10/2017 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri italian i Zenit St Petersburg, Roberto Mancini, është një objektiv kryesor për stolin e West Ham Unitedit nëse shkarkohet kroati Slaven Bilic.

West Hami nuk po gjen veten në kampionatet e fundit edhe përkundër përforcimeve të mëdha në dy sezonet e fundit.

Kështu, rezultatet negative kanë bërë që të lëkundet karrigia e trajnerit kroat, Bilic, i cili mund të shkarkohet nga stolin e ‘Çekanëve’.

Trajneri kroat ishte tashmë nën zjarr gjatë verës dhe situata e tij është përkeqësuar shpejt me një sërë rezultatesh të dobëta në Ligën Premier.

Bilic rrezikon seriozisht shkarkimin nga West Hami!

Është raportuar se dy ndeshjet e ardhshme kundër Tottenhamit dhe Crystal Palace do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Gazeta angleze The Mirror sugjeron se italiani Mancini është kontaktuar dhe do t’i ofrohet pozicioni nëse Bilic do të dështoj përsëri.

Megjithatë, Mancini sapo ka nënshkruar për Zenitin dhe gjasat e një largimi të shpejt nga Rusia janë të vogla, pasi po prinë bindshëm kampionatin rus.

Ndryshe, trajneri italian ka fituar titullin e Ligës Premier në kohën sa ishte trajneri i Manchester Cityt. /Telegrafi/