Biletat shumë të shtrenjta, tifozët zgjedhin kështjellën mbi kodër për ta parë ndeshjen (Foto)

E publikuar: 17/10/2017 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët gjejnë gjithmonë një mënyrë për ta parë skuadrën e zemrës. Por në kohën e fundit biletat në disa stadiume janë shumë të larta.

I tillë ishte edhe rasti në Ligën e Kampionëve, ku PSG luajti me Bayern Munich.

Çmimi më i ulët për një biletë në Parkun e Princave ishte 70 euro dhe tifozët gjerman protestuan për këtë.

Dhe, në fakt, për tifozët, bileta duhet të kushtojë sa më lirë, pasi nuk po shkojnë në një vend ku pasioni për futbollin është i madh.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me tifozët e skuadrës skoceze St. Mirren që bën gara në Ligën e Dytë.

Pozita nga ku e shikuan ndeshjen

Në ndeshjen ndaj Dumbartonit, ata vendosën të bëjnë diçka ndryshe se që kishin bërë më herët, pasi nuk u ulën në tribuna.

Ata zgjodhën Dumbarton Castle, pra Kështjellën që është e ndërtuar mbi stadium në një kodër.

Kjo pasi biletat për mysafir kushtonin 22 funte, një çmim shumë i madh për ketë nivel garash.

Tifozët që u ngjitën në kodër

Përveç se atë ditë ata panë ndeshjen falas, me parat e kursyera blerë ushqim dhe birra, ndërsa skuadra e zemrës i gëzoi me një fitore pre 2-0.

St Mirren është lider në këtë rang dhe me gjasa të mëdha që të ngjitet në elitë. /Telegrafi/