Bilbao 1-1 Real Madrid, notat e lojtarëve

E publikuar: 15/09/2018 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre te Athletic Bilbao në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga.

Pas tri fitore radhazi në tri ndeshjet e para, skuadra e Julen Lopeteguit është ndalur me barazim nga Bilbao në San Mames.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Iker Munain (32′) për vendasit, ndërsa për Mbretërit shënoi Isco Alarcon (63′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi vendas, Yuri Berchiche, i cili u notua me 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Lucas Vazquez që u vlerësua me notë 6.0. /Telegrafi/ 

Bilbao:

Real Madrid: