Bigamia ngadalë po bëhet si një “zgjedhje” edhe në këtë vend? Historia e boshnjakut që është martuar me dy gra!

E publikuar: 24/01/2018 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithëse Ligji Familjar i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës bën të qartë se një gjë e tillë nuk është e lejuar, sipas mediave lokale, raste të shumta tregojnë megjithatë se bigamia ngadalë po bëhet si një “zgjedhje” edhe në këtë vend – sidomos që nga paslufta.

Një gjë të tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e kishte “dëshmuar” edhe një rast, kur një burrë ishte martuar me dy gra, ndonëse vetëm me njërën zyrtarisht.

Dhe historia e tij, së fundmi është riaktualizuar nga mediat lokale.

“Unë jetoj me dy gra dhe unë nuk e di pse do të duhej ta fshihja, kur Sheriati e lejon këtë”, u kishte thënë gazetarëve Nijaz Hodzic nga Kladanj.

Sipas mediave lokale, Nijazi u martua me gruan e tij të parë, Remzien, në vitin 1981, dhe me një tjetër Eminen, në vitin 1990.

“Të dyja u pajtuan si dy motra të lindura. Ato kujdesen për mua dhe unë kam dy fëmijë me të dyja. Ne të gjithë së bashku jetojmë me lumturi. Nuk ka bigami këtu. Ligjet në fuqi nuk lejojnë një martesë me dy gra, por unë kam ligjin e Sheriatit dhe kjo është e mjaftueshme për mua”, kishte shpjeguar Hodzic.

Është interesante që, pavarësisht nga fakti se ajo nuk u martua zyrtarisht me Eminen, ajo ndërroi mbiemrin, duke e marrë të burrit të saj.

Më herët ajo quhej Jagoda. Nga martesa e tij me Remzien, Nijazi ka një djalë, Alinë, i cili punon si polic në Kladanj dhe vajzën e tij Amra. Ndërkaq nga martesa me Eminen, ka dy vajza, Aidën dhe Azran.

Kur Hodzic deklaroi publikisht se ai jetonte me dy gra, reagimet nuk kishin të ndalur dhe lajmi u transmetua nga pothuajse të gjithë mediat lokale dhe jo vetëm.

E gjithë historia kishte shpërthyer, ku Hoxhiç u mor si “dëshmi” se “një shtet islamik me ligjin e Sheriatit dyshohet se po krijohet në Bosnjë e Hercegovinë”. /Telegrafi/