Big Brother, edhe sa do t’i rezistojë Alba-Diedonit?

E publikuar: 13/04/2015 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditë së djeshme në Big Brother, në një moment të caktuar Diedoni dhe Alba iu bashkohen Fatjonit dhe Xhensilës. Ata shkëmbejnë disa batuta, por nuk vonon shumë dhe Fatjoni vjen me një pyetje direkte për ta. “Ju të dy keni bërë seks?”, pyet Fatjoni. Nata e mbrëmshme ka qenë shumë e nxehtë për çiftin Diedoni-Alba, por ata nuk kanë arritur më larg sesa netët shkuara.

Çdo gjë është lakuar vetëm nga përqafime dhe puthje të nxehta. Alba fillon të përgjigjet me pyetje dhe në fund i thotë se ende nuk ka ndodhur asgjë mes tyre, por kjo nuk do të thotë që mund të mos të ndodhë. Diedoni e mbështet duke e bërë me dije Fatjonin se java është para./Mapo/