Bie vlera e Tether, Bitcoin, Ether dhe XRP rriten me 7%

E publikuar: 16/10/2018 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesa më e madhe e monedhave kriptografike shënuan rritje të vlerës mëngjesin e së Hënës ndërsa Tether, një monedhë dixhitale e lidhur ngushtë me dollarin Amerikan ra me 2%.


Çmimi i bitcoin, ether dhe XRP, u rrit me 7% sipas CoinMarketCap.com. Bitcoin u rrit deri në 6,950 dollarë nga 6,309 dollarë që mbylli javën e kaluar.  Megjithatë bitcoin u tërhoq dhe në këto moment këmbehet me 6,634 dollarë.

Javën e kaluar monedhat kryesore patën një rënie drastike të vlerë duke eliminuar efektivisht miliarda dollarë nga vlera totale e tregut.


Tether është një monedhë për të cilën krijuesit e saj thonë që mbështetet 100% nga rezervat e parave prej letre.

Kjo monedhë ra sot me 2.5% në 0.965 dollarë.

Ajo njihet në mesin e industrisë si “monedha stabile” sepse mbështetet në dollarin Amerikan për të eliminuar paqëndrueshmërinë që shoqëron monedhat kriptografike si bitcoin.

Tether përdoret për të blerë monedha të tjera kriptografike si bitcoin. Në fillim të vitit u spekulua se tether është përdorur për të manipuluar çmimin e bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike.

Ende shumica e monedhave kriptografike janë larg rekordeve të tyre të vitit të kaluar. Konkretisht bitcoin është 66%, ether 84% dhe XRP 88%. /PCWorld Albanian