Bie tavani në “Grand Store”, lëndohen disa persona (Video)

E publikuar: 19/04/2017 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Në një kafiteri të Qendrës Tregtare “Grand Store” të Prishtinës, ka rënë tavani, me ç’rast edhe ka zënë disa persona përfundi.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, duke thënë se nga kjo kanë mbetur të lënduar disa persona.

Kurse, Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës,  mirëpo ata kanë thënë deri më tani nuk kanë informata për këtë rast.